Mbas Ksavit dhe Gabit, një tjetër legjendë “emigron” në Katar

0

Katari është kthyer në një parajsë për disa nga yjet e futbollit që janë në vitet e fundit të karrierës. Kontrata marramendësë, kampionat i nivelit të dobët si dhe cilësi jetese mjaft mirë, duke marrë parasysh se shteti i vogël në Lindjen e Mesme, ka pësuar një zhvillim të frikshëm si pasojë e lulëzimit të industrisë së naftës.

Mbas Ksavit dhe kapitenit të Atletikos Gabi Hernandez, ylli tjetër që ka zbarkuar në Katar, është ish-sulmuesi i Real Madridit, Barcelonës dhe shumë skuadrave të tjera elitare, Samuel Eto. Kamerunasi edhe pse 37-vjeç e ka treguar se është një “Ujk i Vjetër” që ka akoma për të dhënë në futboll. Vitin e kaluar, Eto luajti në Turqi, ku kreu një paraqitje të mirë prej 14 golash.

Eto ka firmosur për skuadrën e Katar SC, në një kontratë me shuma të majme, e cila nuk do të jetë e para në karrierën e tij, pasi Kamerunasi shpeshherë ka ndjekur paranë gjatë viteve të fundit. Si në rastin e transferimeve te Anzhi ku për dy sezone ishte lojtari më i paguar në planet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.