Martinez prezantohet me gol, Interi e nis sezonin… me “tris”!

0

Interi i Luçiano Spaletit ka zbritur sot në fushë për miqësoren e parë zyrtare për sezonin 2018-2019… Zikaltrit, në “Cornaredo” të Luganos, është përballur me ekipin vendas, Luganon, të udhëhequr nga Guilermo Abaskal. Kurioziteti? Ashtu si edhe Interi, edhe ekipi zviceran (dikur me trajner Tramexanin dhe lojtarë si Sadiku), ka festuar 110 vjetorin e themelimit. Kështu, me këtë rast, kanë veshur edhe fanella celebruese.

Spaleti, ndërkohë, ka hedhur në fushë Lautaro Martinezin, në qendër të sulmit, me Mateo Politanon, Radja Naingolanin dhe Antonio Kandrevan në mesfushën e avancuar. Në fushë edhe Stefan De Vrij, mbrojtësi i qendrës, në prapavijën e përbërë nga Ranokia, D’Ambrozio dhe Dalbert; në portë, Padeli.

Dhe, ashtu sikurse edhe tifozët e Interit prisnin me padurim, goli dhe gëzimi i parë zikaltër për sezonin e ri ka ardhur nga Lautaro Martinez, ose ndryshe “demi”, siç edhe e quajnë “El Toro”.

I janë dashur 16 minuta për të shënuar. Më pas, Interi ka dyfishuar me Jan Karamoh, me asist të Politanos, teksa po francezi ka shënuar pak më vonë edhe golin e tij të dytë personal dhe dopietën e parë si lojtar i Interit.

Një test i mirë për djemtë e Spaletit, që kanë programuar edhe një tjetër miqësore, me Sionin, këtë herë, po në Zvicër, sakaq më vonë do të nisen për turne.

“Shumë mirë! Pjesa e parë me intensitet, do të përpiqemi të vazhdojmë kështu. Jam mirë, punoj fizikisht dhe sidomos për të mbajtur ritmin e ndeshjes. Tifozët, që në ditën e parë, më dhanë mbështetjen. Ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg