Marantas shpërthen në minutat e fundit, Isli Hidi rikthehet te goli dhe i jep pikën Bylisit (VIDEO)

Përmbledhja e ndeshjes Luftëtari-Bylis 1-1

90”+5′ Përfundon takimi. Luftëtari-Bylis 1-1.

90’+2′ Nuk përmbahet Marantas. Momente shpërthimi me gjyqtarin e katërt, këshillohet edhe nga Jorgji.

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka tre minuta.

88′ Tension në stolin e Luftëtarit, Marantas i nxehur me gjyqtarin e katërt.

80′ Murataj i afrohet golit spektakolar me një goditje nga distanca, por shkon ngjitur me traversën.

76′ Penallti për Bylisin. Isli Hidi shënon nga pika e bardhë dhe nuk feston, por kthehet menjëherë në portë. Duket sikur janë kthyer normale për të. Luftëtari-Bylis 1-1

61′ Vjen goli i parë i takimit. Açka realizon me kokë dhe gjen të papërgatitur kundërshtarin. Luftëtari-Bylis 1-0.

48′ Menjëherë nisin emocionet. Goditja e Murataj shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë 0-0. Spektakël i vërtetë nga të dyja ekipet dhe rastet e panumërta janë humbur.

45’+4’ Menjëherë kundërsulm i Bylisit që i afrohet golit me Ntephen, por është portieri i Luftëtarit që bën heroin.

45’+3’ Një rast i pabesueshëm është humbur nga Fili. Godet në portën e lënë bosh nga ana e Hidit, por Goxhajt bën ndërhyrjen me vlerën e një goli.

45’ Mbyllen 45 minutat e para. Ka 5 minuta shtesë.

36′ Vyen dhuron spektakël me finte ndaj Murataj, pason bukur në zonë te Fili, por gjuajtja e tij është e gabuar.

29′ Sërish barrela në fushë. Guindo u largua që në minutat e para në këtë mënyrë. Por Goxha është ngritur sërish dhe po vazhdon lojën.

26′ Një rast i pafalshëm humbet nga Vyen që mund të shërbente edhe Filin e boshatisur. Egoizmi i tepruar i lë shifrat 0-0.

15′ I pafat Bylisi. Ntepe është lojtari që godet sërish shtyllën, ndërsa Murataj nuk përfiton për ta dërguar në rrjetë.

8′ Ndërhyrje e panevojshme e Filit ndaj Goxhës. Ndëshkohet me të verdhë. Për pak rrezikon edhe Goxha të dalë nga fusha e blertë për dëmtim.

6′ Ntepe e fal golin e parë. Vetëm 5 metra larg portës dhe i vetëm me portierin, ka goditur traversën.

3′ Probleme serioze për Guindo. Sulmuesi lë fushën me barrelë pas dëmtimit të pësuar nga mbrojtja kundërshtare.

1′ Nis takimi. Topin e parë e nisin vendasit.

Përpara ndeshjes

Sot në orën 14:00 Luftëtari do të presë Bylisin në Gjirokastër për të luajtur ndeshjen e javës së 8 në Superiore. Ekipi mallakastriot vazhdon ende të surprizojë me rezultatet e marra dhe do të kërkojë 3 pikët e radhës për t’u bashkuar në krye të tabelës me skuadrën e Teutës, ndërsa bluzinjtë e Luftëtarit synojnë të dalin nga zona e kuqe ku momentalisht ndodhen. Më poshtë mund të shihni edhe formacionet zyrtare të ekipeve:

Luftëtari: Qyrani, Lala, Prikas, Isufi, Demo, Accka, Rapo, Renja, Dushka, Vyen, Fili

Bylis: Hidi, Ymeralilaj, Janku, Goxha, Peposhi, Mëllugja, Bajramaj, Murataj, Qardaku, Ntephe, Guindo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *