“Mallkim” për ish-mbrojtësit e Superiores te Mezani, Rapa ka mbyllur gjithë sezonin

Aspak mirë nuk është gjendja e dëmtimeve te Gjilani, që drejtohet nga ana e Gentian Mezanit. Ky i fundit po korr shumë rezultate pozitive me këtë skuadër, madje duke luftuar për titullin kampion.

Në merkaton e verës ka transferuar edhe shumë lojtarë nga Superiorja, që i njihte më mirë. Por asgjë nuk nisi mirë sa i përket shqetësimeve mbi gjendjen e lojtarëve, pasi Ylli Shameti ngeli jashtë fushës së blertë për një kohë të konsiderueshme pas një dëmtimi në stërvitje.

Për të vazhduar më tej, sot një tjetër lajm i keq vjen për Oltion Rapën. Madje edhe gjendja është edhe më keq për ish-mbrojtësin e Luftëtari, pasi mediat në Kosovë raportojnë se ka humbur gjithë sezonin. Rapa është larguar në minutën e 10 në përballjen ndaj Dukagjinit, pasi lëndoi ligamentet e këmbës së majtë dhe pritet të qendrojë deri në 8 muaj jashtë fushës së blertë. /Sport Ekspres/