Lojë e Mavrajt apo paralajmërim? Me fanellën e Tiranës dhe përmend…Arlind Ajetin

Tirana është duke kërkuar një mbrojtës në këtë merkato, ndërsa u përfol se do të jetë Arlind Ajeti prurja e bujshme. Asgjë nuk mund të përjashtohet, për sa kohë futbollisti në fjalë është pa skuadër dhe në kërkim të një ekipi ku mund të vazhdojë karrierën.

Bardheblutë mund të jenë zgjidhja e vetme e tij, ndërsa në Shqipëri e presin krahëhapur. Mërgim Mavraj ka hedhur në rrjetet sociale një foto me fanellën e Tiranës, ndërsa së bashku me një zyrtar nga ky klub që ndan miqësi të madhe, përmendin emrin e Arlind Ajetit. Në këto kushte më tepër duket një lojë e këtij mbrojtësi për të bërë xhiron në mediat sportive, por pa anashkaluar edhe pjesën e një paralajmërimi të mundshëm. /Sport Ekspres/