Lipi: Napoli-Juve, çfarë dueli! Krenarë për djemtë e mi Gatuzo e Odo

0

Marçelo Lipi, një legjendë e futbollit italian, ka dhënë një intervistë për La Nazione në Itali, ku ka folur për Serinë A: “Një kampionat kaq i fortë dhe i bukur kishte vite që nuk shihej. Merkatoja mund të ndihmojë paksa, por besoj se do të jenë sërish Napoli e Juventusi që do të luftojnë deri në fund për titull. Për mendimin tim, Juventusi mund të shkojë larg edhe në Champions League”.

Kampion bote në vitin 2006 me Italinë, Lipi tashmë sheh në stol edhe dy ish-lojtarë të tij, Rino Gatuzon dhe Masimo Odon: “Jam i kënaqur që p bëjnë gjëra të mira. Rino ka dëshirën dhe karakterin për të ringjitur Milanin, përmirësimet janë vënë re. Masimo ka cilësi të mëdha dhe pas eksperiencës së parë të pafat në Serinë A me Peskarën, tani po tregon sa vlen me Udinezen”.

Për Lipin surprizat e kampionatit italian këtë vit janë dy: “Simone Verdin e kam ndjekur që kur luante te Milani dhe Empoli, por këtë vit te Bolonja është përmirësuar jashtëzakonisht. Fati i Bolonjës që Verdi refuzoi transferimin te Napoli. Më pëlqen shumë edhe Brajan Kristante: di të depërtojë si pak të tjerë në Itali. Meritë edhe e Gasperinit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here