LAJM I FUNDIT/ Kritikat për gjykimin në javën e fundit, pezullohen dy arbitrat në Superiore

0

Në javën e fundit ka pasur polemika për gjykimin, ndërsa ekipi i Bylisit shkoi më tej duke kërcënuar edhe një tërheqje nga gara nëse nuk do të ketë dënime për arbitrat. FSHF ka marrë menjëherë masat për situatën aktuale në futbollin shqiptar duke bërë një mbledhje me të gjithë gjyqtarët dhe asistentët në elitën e fubolit shqiptar.

Qëllimi kryesor i takimit ka qenë padyshim që të shmangen polemikat për vazhdimin e kampionatit. Ndërkohë “Ora News” raporton se dy gjyqtarë janë pezulluar për shkakun e gabimeve të tyre. Bëhet fjalë për Laver Allën që ka drejtuar në ndeshjen e fituar mes Teutës dhe Bylisit duke i mohuar ekipit të Dovedan një penallti, i cili pritet që të mungojë për tre javë. Gjithashtu një dënim ka edhe për Klajdi Kolën. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.