Kush do të përfitojë mes Juventusit dhe Lacios? Luhet titulli, Seria A do të kthehet pa VAR

Seria A pritet që të rikthehet pa VAR për pjesën e mbetur të këtij kampionati. Ende nuk ka një datë të saktë për kohën që do të fillojë futbolli në Itali, por lajme të mira ka nga shteti fqinj, teksa Koronavirusi ka ulje të përhapjes krahasuar nga më parë.

Në ndryshim nga ndeshjet  e luajtura deri tani, në Seria A pritet që të mos përdoret më VAR, vetëm për këtë sezon. Ky ishte edhe artikulli i “Il Matinos” që e lidhte me arsyet e sigurisë për këtë pandemi, ndërsa me teknologjinë në fjalë janë të detyruar të punojnë shumë operatorë pa mundur të plotësojnë distancat e nevojshme të sigurisë. Në një garë ku Juventusi është vetëm 1 pikë para Lacios, gabimet e arbitrave tanimë do të shkaktojnë pafund polemika. /Sport Ekspres/