Kurrë dy gola me Partizanin e Lerdës, Flamurtari nuk merr pikë as kundër 10 lojtarëve

Partizani-Flamurtari 1-0 (Solomon 22′)

90’+4′ Mbyllet takimi, Partizani-Flamurtari 1-0. Vendasit kanë luajtur pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë, por Flamurtari ishte i pafuqishëm. Statistikë interesante vjen nga trajneri Lerda që dy fitoret e para i ka me rezultatin 1-0, ndërsa edhe në humbjen e pësuar ndaj Kukësit, flitet për të njëjtin rezultat. Kurrë 2 gola te Partizani i Lerdës!

90′ Super pritja e Moçkës mban në lojë Flamurtarin pas goditjes së dënimit të Boldor, e ekzekutuar në perfeksion nga 18 metra. Ka 4 minuta shtesë.

88′ Zeqaj merr kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Malës. Flamurtari dhe Partizani e mbyllin me 10 lojtarë.

75′ Asgjë për t’u nënvizuar në përballjen që po përqendrohet e gjitha në mesfushë. Rezultati shkon në favor të Partizanit, ndërsa Flamurtari është i pafuqishëm.

60′ Flamurtari duket pa ide në fushën e lojës. Të vetme gjuajtje në drejtim të portës janë tentativat nga distanca nga Rrapaj, por për t’u harruar gjithmonë.

55′ Mungojnë rastet e pastra në pjesën e dytë, megjthëse është Flamurtari që ka marrë disi kontrollin e lojës.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë, Partizani-Flamurtari 1-0.

40′ Partizani vazhdon të sulmojë, pavarësisht faktit se ndodhet me një futbollist më pak. Loja vazhdon të zotërohet nga të kuqtë.

35′ Deliaj bëhet gati për të hyrë në fushë, por me kokën e gjakosur.

28′ Largohet me karton të kuq Solomon pasi tenton të dhurojë spektakël, por gjuajtja e tij nuk përfundon te topi, por te koka e Deliaj. Ky i fundit largohet me barrelë, ndërsa Solomon largohet nga fusha mes lotëve dhe u kërkon ndjesë tifozëve.

22′ Një krosim fantastik nga Lorenc Trashi, ka bërë që Solomon i vetëm përballë portierit kundërshtar, të mos e ketë të vështirë të shtyjë topin drejt rrjetës. Partizani-Flamurtari 1-0.

14′ Loja kontrollohet e gjitha nga Partizani që provon të godas portën edhe me predhën e Telushit, por fatmirësisht për Moçkën, topi shkon qëndror.

7′ Rrapaj jep shkëndijën e parë pas gjuajtjes së bukur nga distanca, por shkon ngjitur me shtyllën.

2′ Mundësi e artë për Bitrin që i shkon shumë pranë golit me kokë, por nuk ka saktësinë e duhur.

1′ Nis takimi.

Përpara ndeshjes

Partizani do të përballet ndaj Flamurtarit, në supersfidën e javës së tretë. Të kuqtë kërkojnë pikët për vazhdimin e rrugës drejt kreut, ndërsa vlonjatët ende nuk kanë marrë pikët e para. Sa i përket formacionit zyrtar, trajneri Lerda është i lexueshëm me zgjedhjet e tij. Ndërsa sa i përket Flamurtarit, bie në sy debutimi i Pjeshkës.

Formacioni zyrtar

Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Trashi, Telushi, Mala, Asani, Romero, Kordeiro, Solomon

Flamurtari: Moçka, Zeqaj, Bajraktareviç, Mema, Pjeshka, Nebihi, Deliaj, Rrapaj, Hoxhaj, Çelaj, Nebihi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *