Kukësi thyen Vllazninë, arbitri dënon shkodranët

0

Nëse gjithë ditën e djeshme u fol për gabimet trashanike të gjyqtarëve dhe sërish sot ndodh e njëjta gjë, atëherë le t’i biem shkurt: këta arbitra janë krejtësisht të paaftë, ose nuk e vrasin mendjen fare për asnjeri dhe bëjnë ç’të duan.

Sot Kukësi mundi 2-0 Vllazninë, fitore e merituar, me golat e Shametit dhe Musollit, që shënuan në secilën pjesë, por elozhet për Kukësin errësohen nga veprimi i arbitrit, që nuk i dha një penallti të dukshme Vllaznisë, kur me rezultatin 1-0, në minutën e 63-të, Alla ndali me faull në zonë Sukajn.

Mund të ndryshonte gjithçka ose asgjë, por arbitri Hamiti u bë faktor dhe shtohen njollat e këtij sezoni në Superiore.

Sukaj në fund doli me karton të kuq, sepse i mori topin portierit duke i shkuar nga pas me kokë. Veprim i ndaluar, por ndoshta kartoni i dytë i verdhë mund të mos jepej. Sukaj do mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Ndërkaq, Kukësi fluturon i dyti, Musolli feston më së miri 200 ndeshjet në Superiore.

Superiore, java e 26-të, ora 14:00, Kukës

KUKËSI – VLLAZNIA        2-0

Shënues: Shameti 34′, Musolli 77′

Kukësi: Frashëri, Idrizi, Alla, Shameti, Rrumbullaku, Ymeraj (Ethemi 69′), Musolli, Dzaria (Imami 90′), Elton Kale, Shkodra (Hoxha 81′), Guri. Të gatshëm: Koliçi, Ebipi, Peposhi, Zhderiç

Trajner: Peter Pakult

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Berisha, Mersini, Tafili, Orelesi, Lika (Çinari 64′), Kalaja (Gurishta 74′), Ribaj, Sukaj. Të gatshëm: Selimaj, Ruqi, Krymi, Hajdari, Pusi

Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Elton Kale 34′, Musolli 78′ / Mersini 28′, Ribaj 31′, Sukaj 32′, 88′, Gocaj 40′, Pjeshka 90’+3

Karton i kuq: Sukaj 88′

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

EPISODET

88′ Sukaj i merr topin me kokë portierit Frashëri. Karton i verdhë, sipas arbitrit. Kartoni i dytë i ndeshjes, sulmuesi shkodran del me karton të kuq.

83′ Ethemi pranë golit, me një gjuajtje brenda zone, që shkon mbi traversë.

77′ GOL KUKËSI! Kundërsulm perfekt i Kukësit. Shkodra te Ethemi, ky i fundit jep një kros perfekt në zonë, ku Besar Musolli nuk mund të gabonte. Gol në ditën e ndeshjes së 200-të me fanellën e Kukësit!

73′ Guri eviton ndoshta golin e dytë të Kukësit, sepse një ‘predhë’ e Donjet Shkodrës në hyrje të zonës shkodrane përplaset mbi trupin e sulmuesit shkodran.

67′ Ribaj i shkon pranë golit, me një gjuajtje të fortë nga distanca, por jashtë për pak.

63′ Një penallti neto pro Vllaznisë, arbitri nuk jep asgjë. Sukaj vrapon drejt zonës, lufton me Allën, i cili e mbërthen dhe e rrëzon. Faull i dukshëm, por jo për arbitrin. Një tjetër gafë e rëndë, pas shumë të tillave që pamë dje në Superiore!

44′ Vllaznia humbet një shans të shkëlqyer për të barazuar rezultatin. Top i gjatë nga portieri Sherri, një devijim e çon topin drejt zonës, ku Sukaj del i vetëm me Frashërin, por nuk arrin të gjuajë si duhet dhe mbrojtja spastron.

34′ GOL KUKËSI Një kros në zonën e Vllazninë gjen Shametin, i cili e çon topin në rrjetë. Mbulim i gabuar nga mbrojtja e Vllaznisë, Shameti goditi qetësisht me kokë, duke tentuar ndoshta pasimin në qendër, por Berisha devijoi në portë, ndaj mund të quhet edhe autogol.

25′ Guri lëshon një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone me të djathtën, por Alen Sherri tregon perfekt, me devijimin në goditje këndi.

21′ Super rast për Kukësin, në një ndeshje të fjetur deri tani. Elton Kale hedh një kros të bukur në zonë, aty Maldin Ymeraj është krejt i vetëm, por me kokë gjuan jashtë. Pak sekonda më vonë provon edhe Guri nga distanca, por sërish jashtë.

3′ Një goditje jo fort e rrezikshme nga distanca i krijon probleme portierit vendas Frashëri, për shkak të terrenit të rrëshqitshëm. Gjithsesi, vetëm goditje këndi për Vllazninë

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.