Direkt/ Kukësi mbyll gjithçka, Musolli shënon në festën e ndeshjes numër 200

Superiore, java e 26-të, ora 14:00, Kukës

KUKËSI – VLLAZNIA        2-0

Shënues: Shameti 34′, Musolli 77′

Kukësi: Frashëri, Idrizi, Alla, Shameti, Rrumbullaku, Ymeraj (Ethemi 69′), Musolli, Dzaria (Imami 90′), Elton Kale, Shkodra (Hoxha 81′), Guri. Të gatshëm: Koliçi, Ebipi, Peposhi, Zhderiç

Trajner: Peter Pakult

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Berisha, Mersini, Tafili, Orelesi, Lika (Çinari 64′), Kalaja (Gurishta 74′), Ribaj, Sukaj. Të gatshëm: Selimaj, Ruqi, Krymi, Hajdari, Pusi

Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Elton Kale 34′, Musolli 78′ / Mersini 28′, Ribaj 31′, Sukaj 32′, 88′, Gocaj 40′, Pjeshka 90’+3

Karton i kuq: Sukaj 88′

EPISODET

88′ Sukaj i merr topin me kokë portierit Frashëri. Karton i verdhë, sipas arbitrit. Kartoni i dytë i ndeshjes, sulmuesi shkodran del me karton të kuq.

83′ Ethemi pranë golit, me një gjuajtje brenda zone, që shkon mbi traversë.

77′ GOL KUKËSI! Kundërsulm perfekt i Kukësit. Shkodra te Ethemi, ky i fundit jep një kros perfekt në zonë, ku Besar Musolli nuk mund të gabonte. Gol në ditën e festës për ndeshjen e 200-të me fanellën e Kukësit!

73′ Guri eviton ndoshta golin e dytë të Kukësit, sepse një ‘predhë’ e Donjet Shkodrës në hyrje të zonës shkodrane përplaset mbi trupin e sulmuesit shkodran.

67′ Ribaj i shkon pranë golit, me një gjuajtje të fortë nga distanca, por jashtë për pak.

63′ Një penallti neto pro Vllaznisë, arbitri nuk jep asgjë. Sukaj vrapon drejt zonës, lufton me Allën, i cili e mbërthen dhe e rrëzon. Faull i dukshëm, por jo për arbitrin. Një tjetër gafë e rëndë, pas shumë të tillave që pamë dje në Superiore!

44′ Vllaznia humbet një shans të shkëlqyer për të barazuar rezultatin. Top i gjatë nga portieri Sherri, një devijim e çon topin drejt zonës, ku Sukaj del i vetëm me Frashërin, por nuk arrin të gjuajë si duhet dhe mbrojtja spastron.

34′ GOL KUKËSI Një kros në zonën e Vllazninë gjen Shametin, i cili e çon topin në rrjetë. Mbulim i gabuar nga mbrojtja e Vllaznisë, Shameti goditi qetësisht me kokë, duke tentuar ndoshta pasimin në qendër, por Berisha devijoi në portë, ndaj mund të quhet edhe autogol.

25′ Guri lëshon një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone me të djathtën, por Alen Sherri tregon perfekt, me devijimin në goditje këndi.

21′ Super rast për Kukësin, në një ndeshje të fjetur deri tani. Elton Kale hedh një kros të bukur në zonë, aty Maldin Ymeraj është krejt i vetëm, por me kokë gjuan jashtë. Pak sekonda më vonë provon edhe Guri nga distanca, por sërish jashtë.

3′ Një goditje jo fort e rrezikshme nga distanca i krijon probleme portierit vendas Frashëri, për shkak të terrenit të rrëshqitshëm. Gjithsesi, vetëm goditje këndi për Vllazninë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online