Kukësi shpëton në fund, Tirana bind ndaj kampionëve

0

Një barazim 1-1 në kryeqytet favorizon kuksianët në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Kukësit. një ndeshje shumë e luftuar ka qenë ajo mes bardhebluve dhe kampionëve, e cila ka pasur dhe shumë tension dhe kontestime nga të dyja palët. Fillimisht bardheblutë pretenduan për një 11-metërsh dhe vetëm pak sekonda më pas Turtulli u ndëshkua me të kuqe. Të besuarit e Ze Marias gjejnë dhe traversën me anë të Sentamus, por pa mundur që të realizojnë. Edhe pse me 10 lojtarë Tirana arriti që të realizonte me anë të Sentamus, i cili ktheu në gol një harkim të Kërçikut. Kukësit ju desh të priste deri dy minuta para fundit për të gjetur golin e  barazimit, ku Guri këtë herë i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes së kryeqytetasve, duke i dhënë Kukësit mundësinë të barazonte. Një rezultat që e favorizon Kukësin, pasi takimi i kthimit luhet në “Zeqir Ymeri”.

TIRANA – KUKËSI 1-1

Shënues: Sentamu 40’/ Guri 88?

40? – Kërçiku avancon nga e djathta dhe harkon në krahun tjetër, ku Sentamu me kokë gjen fundin e rrjetës.

88? – Kale avancon deri pranë fundores, Guri i vetëm në qendër të zonës nuk e ka të vështirë të shënojë.

Tirana: Lika, Kërçiku, Cake, Turtulli, Hoxhallari, Karabeci, Greca (Mohamed 32?), Daja, Mauexhe, Sentamu, Ngo.

Të gatshëm: Abibi, Qilimi, Halili, Çelhaka, Muguna.

Kukësi: Frashëri, Rrumbullaku, Shameti, Ymeraj (Ethemi 68?), Idrizi (Zhderiç 56?), Dzaria, Musolli, Elton Kale, Shkodra (Imami 75?), Bakaj, Guri.

Të gatshëm: Koliçi, Peposhi, Joti, Koldashi.

Kartonë i verdhë: Karabeci 23?, Ngo 27?, Cake 48’/ Ymeraj 32?, Dzaria 49?

Karton i kuq: Turtulli 23?

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.