Kukësi i ka dorëzuar sot UEFA-s listën e lojtarëve që do të jenë të regjistruar për ndeshjet e turit të parë në Champions League, kundër Valetës.
Bie në sy mungesa e portierit Enea Koliçi, i cili nuk është në listë dhe është zëvendësuar nga i riu Jetmir Basha.
Ndërkaq, mungojnë edhe mbrojtësi Ardit Peposhi dhe sulmuesi Arlind Kalaja.Bie në sy edhe mungesa e mbrojtësit kroat Filip Zhderiç, i cili mbetet në Tiranë, por klubi nuk e ka më në planet e veta dhe synon ta largojë.
Në listë janë përfshirë gjithë afrimet e tjera të verës: portieri Maloku, mbrojtësit Zguro, Uilliam e Maliqi, mesfushorët Çyrbja, Limaj e Shpehar dhe sulmuesit Plaku, Roxher e Harba.
LISTA E KUKËSIT
PORTIERË NUMRI
Stivi Frashëri 77
Faton Maloku 91
Jetmir Basha 98
MBROJTËS
Ylli Shameti 4
Rustem Hoxha 5
Albi Alla 6
Vangjel Zguro 8
Harallamb Qaqi 15
Simo Rumbullaku 20
Edis Maliqi 24
Uilliam 26
MESFUSHORË
Donjet Shkodra 10
Lavdrim Ebipi 14
Arber Çyrbja 18
Vesel Limaj 21
Besar Musolli 23
Valon Ethemi 27
Irakli Dzaria 33
Dino Shpehar 99
SULMUES
Sebino Plaku 9
Roxher 25
Haris Harba 28
TRAJNER: Peter Pakult (AUSTRI)