Kukësi nuk të frikëson as me sulmin, Vllaznia dhe Hygor janë të bukurat e javës

Kukësi-Vllaznia ishte edhe ndeshja që do përmbylli javën e shtatë të Superiores, duke përfunduar me rezultatin 1-2. Goli i parë i takimit do të vinte me një perlë nga distanca falë Hygor, duke mos i lënë asnjë mundësi Xhikës për të reaguar. Në këtë mënyrë do të mbyllej edhe pjesa e parë, ku pavarësisht sulmeve të vendasve, nuk arritën të kalonin dot Sherrin. Ndërkohë pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë, do të ishte pasimi i bukur i Abazajt nga krahun i djathtë, që e bëri Shkurtajn të gjejë topin në rrjetë.

Një rast të artë ka humbur Rroca në minutën e 65, që përballë portës dhe pas aksionit fantastik të Kukësit, nuk e ka shtyrë topin drejt rrjetës. Për të gjetur avantazhin do të mendonte sërish Lika, që me goditjen nga brenda zone, nuk mund të gabonte. Ekipi i Duros kurrsesi nuk bind për titull kampion, pavarësisht emrave në sulm që zotëron. /Sport Ekspres/

Kukësi-Vllaznia 1-2 Shkurtaj 54’/ 9′ Hygor, 80′ Lika

 

 

 

Kukësi: Xhika, Kitanovksi, Teqja, Obanor, Kotobelli, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Gligorov, Lika, Shtubina,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *