Mungesa e Mavrajt hapi polemika në media, kapiteni shpjegon gjithçka me një foto

Ditën e sotme jemi njohur me listën e plotë të Kombëtares që Reja ka zgjedhur për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020. Mungesa e kapitenit Mërgim Mavraj në këtë listë ka hapur jo pak polemika në media. Këto të fundit kanë ngritur hije dyshimi nëse ky ishte një vendim që vinte si rrjedhojë e një raporti jo të mirë mes trajnerit italian dhe mbrojtësit shqiptar, ndikuar kjo nga fakti se Mavraj nuk ishte në ditën e tij më të mirë në ndeshjen që kuqezinjtë luajtën ndaj Francës dhe fill pas asaj përballje lojtari provoi stolin me Islandën.

Por është vetë futbollisti që ka shuar çdo hipotezë me nota dyshuese për këtë temë, teksa ka postuar në rrjete sociale një foto të tij, në të cilën shihet me krahun e fashuar dhe u uron fat djemve të Kombëtares për përballjet e tetorit. Në këtë mënyrë Mavraj ka justifikuar atë mosprezencë të emrit të tij në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Shqipëria, duke konfirmuar kështu edhe arsyetimin e Rejas mbi mungesën e tij për ndeshjet e radhës ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Mavraj qetëson kështu mediat dhe ndjekësit e Kombëtares dhe tregon se nuk në ambientin kuqezi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi marrëdhëniet mes tij dhe stafit nuk kanë pësuar ndonjë krisje./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online