Kukësi e zyrtarizon, Çyrbja për dy vite ‘kuksian’

 

Edhe pse ishte bërë e ditur prej dy ditësh, sot ka ardhur dhe prezantimi zyrtar nga klubi i Kukësit, për afrimin e Arbër Çyrbes. Ish-kapiteni i durrsakëve ka nënshkruar për dy vite me verilindorët dhe shihet si një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj merkato.

Kuksianët nuk ndalen në merkato, pasi afrimi i Çyrbes është i njëmbëdhjeti:  “Pas negociatave midis FK Kukësit me skuadrën e Teutës së Durrësit u arrit marrëveshja për blerjen e kartonit të kapitenit durrsak, Arber Çyrbjes.

Pas ekzaminimeve mjekësore të nevojshme që ju bënë, 24-vjeçari nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Kukësin. Çyrbja do të luajë në pozicionin

e mesfushorit. Suksese Arbër Çyrbja”, përfundon postimi i Kukësit. Blutë besojnë shumë te 24-vjeçari dhe do të provojnë që të veprojnë si me gurin dhe me lojtarin e lindur në Shijak.

Për mesfushorin Kukësi ka investuar jo pak, pasi ka depozituar plot 50 mijë euro në arkat e klubit durrsak, por duhet të depozitojë sërish të njëjtën shifër nëse arrin ta shesë jashtë vendit.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/1460411530770856/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *