Kontratë milionere, Xhixhiua ndryshon ekip

Mustafa Enok Xhixhiua verën e shkuar u transferua në Shqipëri dhe veshi një fanellë të rëndë si ajo e Partizanit. Te të kuqtë gjërat nuk shkuan mirë për asnjë, e jo më për sulmuesin, që për herë të parë provonte Kategorinë Superiore.

Me përfundimin e gjysmës së kampionatit u largua nga të kuqtë dhe u bë pjesë e Erzenit. Në Kategorinë e Parë me shijakasit arriti të realizojë 8 gola në 14 ndeshje, kurse gjatë kësaj vere tentoi të bindte Bledi Shkëmbin të luante me Teutën.

Apolonia i ka bërë gjithashtu ofertë, por në fund ka qenë në gjendje Burreli t’i mbushë mendjen sulmuesit nga Kameruni. “SportEkspres.com” mëson se Xhixhiua ka nënshkruar me matjanët dhe në këtë mënyrë trajneri Stavri Nica do të ketë në dispozicion një lojtar goli për sezonin e ardhshëm.

Kontrata e ofruar për sulmuesin ka qenë mjaft e mirë, madje shifra të tilla i ofrojnë vetëm në Superiore. Kështu Burreli bën një lëvizje mjaft të mirë në merkato. Më parë ata kanë rinovuar edhe me Mateo Levendin, duke e bërë sulmin një repart të kompletuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *