Kontrata, pagesa dhe Champions League! Elis Bakaj pret me emocione ekipin e ri, e telefonoi vetë trajneri

Elis Bakaj e ka arritur marrëveshjen përfundimtare me ekipin e ri, ndërsa ishte pjesë e Shakhtar Soligorskit. Lojtari shqiptar ka shkuar me kampionët në këtë kampionat bjellorus, Brestin, që me vetëm një fitore në dy takimet e fundit do të kurorëzohej me titullin.

Pikërisht kjo ka qenë një nga tundimet e mëdha të Bakaj, pasi do të jetë pjesë e kualifikueseve të “Champions League”. Gjithashtu kontrata do të jetë për dy vite, si për të treguar njëfarë vlerësimi mbi të. Ndërsa sa i përket pagesës, ajo do të jetë më shumë se te Soligorski.

Të gjitha faktorët flisnin për këtë largim të Bakajt, ndërsa telefonata e trajnerit të Brest i ka vendosur vulën kësaj çështje. /Sport Ekspres/