Konfirmohet tragjedia, gjendet trupi i futbollistes shqiptare

0

Pas tri ditësh kërkime trupi i futbollistes Florijana Ismaili është gjendur në thellësitë e liqenit të Komos. Tragjedia ndodhi ditën e shtunë kur mesfushorja e kombëtares së femrave të Zvicrës ishte nisur drejt liqenit të Komos bashkë me një mikeshë të saj, edhe ajo futbolliste. Shqiptarja nga Presheva kishte marrë një varke me qira.

 

Florijana është zhytur në ujërat e liqenit të famshëm, por nuk ka dalë më në sipërfaqe. Mikesha e tmerruar ka lajmëruar policinë, familjen dhe Federatën helvete, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30.

Një operacion i madh u krye për gjetjen e trupit të 24-vjeçares, madje është përdorur edhe një helikopter. Ismaili ishte pjesë e ekipit të femrave të Jang Bojs, ndërsa numëron 33 ndeshje me Zvicrën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.