Klubi i Milanit po negocion me menaxherin shqiptar, do të transferojë sulmuesin e Realit të Madridit 

AC Milan po përpiqet të bindë agjentin Fali Ramadani për të arritur një marrëveshje në lidhje me sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic. Kuqezinjtë kanë qenë të lidhur ngushtë me një lëvizje me talentin serb, me qëllim përforcimin e repartit të sulmit. Një lojtar i kalibrit të Joviç do të ishte shumë i mirëpritur nga trajneri i ardhshëm i Milanit, Ragnick, i cili pritet të vuajë largimin e legjendës, Zlatan Ibrahimoviç.

Sipas gazetarit të “Radio Rossonera”, Pietro Balzano Prota, ideja e agjentit Ramadani është që të përdor kartonin e Ante Rebiçit në mënyrë që ta përshpejtojë kalimin e Joviçit tek gjigandët e Milanit.

Operacioni është mjaft i ndërlikuar, përshkak edhe të dëmtimit financiar si pasojë e COVID-19, megjithatë Milani mund ta nënshkruajë marrëveshjen në bazë të një huazimi dy vjeçar me të drejtë blerje në fund të kontratës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *