Kamza gjen mbrojtës të majtë, është Zguro

Pak nga pak po sistemohen gjithë lojtarët e dalë në treg këtë janar dhe një prej tyre është Vangjel Zguro. Mbrojtësi i majtë, i cili në vitin 2017 luajti për Luftëtarin, ditët e fundit prishi kontratën me klubin gjirokastrit dhe kishte disa oferta, por tashmë ka zgjedhur Kamzën.

Klubi debutues në Superiore kërkonte përforcime urgjente në mbrojtje, aq më shumë që është larguar edhe Fushtar, ndërkohë që gjetja e një mbrojtësi të majtë ishte prioritet, për të kaluar në pozicionin e vet në të djathtë Hektor Idrizajn, i cili mbulonte i vetëm krahun e majtë të mbrojtjes.

Tashmë Zguro ka mbyllur gjithçka dhe nesër pritet në Antalia, për të nisur stërvitjen me Kamzën. Ndërkaq, objektivi tjetër i Kamzës, Ergis Mersini, duket se do të shkojë te Vllaznia, gjithnjë nëse do ta lejojë Flamurtari, ku është nën kontratë, pavarësisht se nuk shkoi në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *