“Kamerdare” shpëtimi, përsëri Starova

“Boll më, hani drekë të dy dhe ma zgjidhni këtë punë. Nuk kam më nerva të merrem me ju”.

Presidenti i Partizanit i përplasi dje këshilltarët “kokë më kokë”. Që nuk duheshin, kjo nuk diskutohet. Moxhi në një farë mënyrë e hoqi Starovën si trajner të Partizanit dhe madje as nuk i mori asnjë këshillë për të ndërtuar ekipin e ri. Sula ishte gati madje duke ikur.

Gazi – presidenti na e lejon që t’i flasim me ti – i mori të dy më vete. Te Moxhi ka një farë zhgënjimi, te Bobi sheh mundësinë që të kalojë ky moment i keq. Bobi ka që në në vitin 1989 që vërtitet në klub. 7 herë ka marrë emërimin si trajner, tre herë me italianët, një herë me Xhanin dhe Angjelin dhe tre herë me Demin. Mjeshtër i vërtetë. Fergusoni është i vetmi në Europë që e rivalizon, por ai nuk u largua kurrë. Starova gjatë këtyre viteve ku nuk ka shkuar. I ka provuar të gjitha: Sekretar federate, këshilltar, drejtor, specialist nëpër studio, opinionist nëpër panele emisionesh të suksesshme. Për pak harruam, ka qenë 3 herë dhe trajner i Tiranës. Nuk drejtoi asnjëherë Kombëtaren, megjithëse thonë që Duka i ofroi në 2002, por ai e refuzoi.

Përsëri ai, do ishte një titull i denjë komenti, për të shpjeguar se në fund mund ta hedhësh nga 15-katëshi dhe bie gjithnjë në këmbë. Mund ta shohësh me tuta, por poshtë tyre mban gjithnjë këmishën dhe kravatën. Gazi nuk ka më nerva. Pas Sampaios, Agostinelit, Sormanit dhe Julianos, i beson sërish Bobit. Mirë që nuk është hatërmbetës, se kjo dreka e pajtimit me Moxjhin mund të kishte përfunduar shumë keq.

Që Starova i ka tutat gati gjithnjë, kjo është normale. Ai jeton me futbollin dhe punon për të, por që Partizani ka disa vite që dështon me çdo projekt dhe kthehet sërish te ai, do të thotë që në fund shpëton vetëm Bobi. Gazi duhet të ketë pak më shumë nerva. Starova-Moxhi janë në barazim 1-1. Në verë fitoi Moxhi, sot Starova. Ai që humbi është Partizani.

Gjergji Stefa

One thought on ““Kamerdare” shpëtimi, përsëri Starova

  1. Me pelqeu ky argument pra Sula – apo Bobi si ka qef ti thone si duket i ka bosh …po sula i do gati gjerat .preshembull me Sormanin Partizani fitoi rreth nje milion e dyqin mije Euro dhe me cfare lojtaresh thua me Filin dhe me Atanden pa Ekubanin se ishte jashte forme , dhe Mjeshtri sula ku u sul e sabotoi me ushtaret e tij. Dhe ja mori. Ndersa sivjet thiri ne arme edhe Maloten e plagosur dhe ja beri pucin edhe Julianos por dhe Gazit si Mik qe e ka. Nuk kam per te kuptuar kure o z. GAZ DEMI. PO IMITON Bert Xhanin me Neptun Bajkon . Nje sygjerim kam po Imito Taken qe ne stafin e skenderbeut nuk ka asnje ish futb. Korcar. Beje sa me shpejt dhe te kesh sukses. Dhe Sula ti lere Tifozet se tifozet jane tjeter gje dhe njohin mire bemat e tij.
    Ai e di se eshte bobi carton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *