Juve “mallkon” Kosovën që e lë pa Manxhukiçin në “Camp Nou”

0

Përveç sulmuesit kroat, do të mungojnë edhe Kielini, Markizio dhe Kedira, duke detyruar Maksin të udhëtojë drejt Spanjës pa “artilerinë e rëndë”

Lajme të mira për Maks Alegrin nga stërvitja e paradites së djeshme përpara nisjes për në Barcelonë, edhe pse jo aq të mira sa të bëjnë trajnerin që t’i grumbullojë ata në dyshim. Kështu, edhe pse Mario Manxhukiç, Xhorxho Kielini dhe Aleks Sandro kanë marrë pjesë në stërvitjen e djeshme të paradites vetëm braziliani arriti të futej në grupin e grumbulluar nga Alegri për t’u nisur për Barcelonë.

MUNGESAT – Ndërmjet mungesave dhe atyre që nuk janë grumbulluar janë edhe Kedira, Markizio Pjaca (i dëmtuar) dhe jashtë listës Lihtshtajner, teksa jashtë do të jetë edhe Hëvedesi që po ndjek një program pune të personalizuar. Përsa i  përket Manxhukiçit, sulmuesi kroat nuk është në dispozicion, teksa, gjatë ndeshjes me Kievon ka pësuar një traumë kontuzive, që ka ardhur si shkak i  një goditjeje të pësuar në ndeshjen ndaj Kosovës, me kombëtaren kroate.

TË GRUMBULLUARIT – Janë 19 të grumbulluarit e Alegrit për debutimin në Championsin e këtij edicioni që do të startojë sot, në “Camp Nou”, ndaj Barcelonës. Kështu, duke e nisur nga porta e më pas do të jenë Bufon, Shezni dhe Pinsoljo, për mbrojtjen, De Shiljo, Benatia, Aleks Sandro, Barzalji, Rugani. Në mesfushë do të jenë Pjaniç, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Bentakur, Merio dhe Kaligara. Ndërkohë, në sulm do të jenë  në dispozicion Higuain, Dibala, Diego Kosta dhe Bernardeski.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image