Josa e Shkëmbi, një derbi mes… gazetarëve

0

Në Kosovë kampionati është pushim, me skuadrat që janë në fazë përgatitore, ndaj trajnerët janë duke u marrë kryesisht me stërvitje dhe merkato. Megjithatë, Mirel Josa e Bledi Shkëmbi gjejnë kohë të përballen, jo me skuadrat përkatëse, Prishtinën dhe Lirinë, por në një tryezë mes miqsh.

Në Kosovë zhvillohet sot një aktivitet i gazetarëve sportivë, ku shpërndahen edhe çmimet e vitit për lojtarët më të mirë në Kosovë. Të ftuar janë edhe dy trajnerët, që deri pak kohë më parë ishin në raporte të tjera te Skënderbeu, me Shkëmbin që drejtonte “anijen” korçare në fushë dhe Josën që drejtonte nga stoli.

Të pranishëm kanë qenë edhe personalitete e gazetarë nga Shqipëria, ndërkohë që Shkëmbi e Josa kanë pozuar me një tjetër figurë të rëndësishme të futbollit shqiptar, Florian Rizën, i cili ndryshe nga Josa, ka preferuar rrugën e gazetarisë pas mbylljes së karrierës si futbollist.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image