Jorgos gati “divorcin” me Skënderbeun, Evro në piedestal

0

Dhimitri Jorgos vazhdon “maratonën” e tij të vuajtjeve me klubin Skënderbeu, teksa edhe pse jemi në muajin janar akoma nuk ka firmosur për klubin, pasi nuk duan drejtuesit. Nëse një gjë e tillë vazhdon edhe pak Jorgos është gati të largohet nga klubi korçar për në një klub tjetër. Edhe pse sot është 54 vjeç dhe për rekord “Guinnes” askush nuk e ndal Jorgon të ketë edhe një kërkesë të fundit për kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo.

Jorgos – Vetë atleti, që vazhdon të endet zyrave dhe akoma nuk ka firmosur për një klub, ka thënë këto fjalë për gazetën: “Jam i indinjuar me drejtuesit e Bashkisë së Korçës, veçanërisht kryebashkiakut Sotiraq Filo. Kam rreth dy muaj që e kam vënë në dijeni edhe kryetarin për problemin që kam pasur me shefen e klubit, madje e kam vënë në dijeni për të gjitha problemet, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim konkret. Nuk e kuptoj arsyen pas gjithë këtyre sakrificave, kampion dhe rekordmen për Korçën. Shefja e klubit, duke mos qenë nga ana psikologjike ashtu siç e kërkon edhe vendi i punës, më ka kërkuar disa herë gjatë këtyre kohëve uljen e rrogës, të paraqes raportet mjeko-ligjore që jam i aftë për sportin dhe në fund, pas kontaktit me kryetarin, më kërkon të bëj një deklaratë në media, ku unë kërkoj të bëj kontratë me shefen e klubit. Por vetë kontrata që unë do firmosja e ka të nënshkruar dhe nuk është e nevojshme që ta bëj publike. Nuk kërkoj aspak lëmoshë nga drejtuesja e klubit Skënderbeu, por kërkoj vetëm djersën time. Ky trajtim ushqimor, që unë marr prej 15 mijë lekësh, është vërtet i ulët, por unë e kam vazhduar dhe do ta vazhdoj sportin. Kërkoj urgjentisht ndërhyrje nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, që deri më sot më ka respektuar si sportist kampion, por neglizhencën e tij po e shfrytëzon shefja e klubit. Nuk mundem që si sportist kampion të shkoj çdo javë te kryetari dhe të them të njëjtat ankesa. Nuk mundem me trajtimin ushqimor të paguaj hotelet, që shefja e klubit i detyrohet dhe do t’i paguajë me djersën time. Prandaj kërkoj publikisht që djersa e këtyre 4 muajve që më janë mbajtur të dërgohet në një numër llogari bankare të njerëzve që janë në nevojë”. Më tej Jorgo do të vijonte: “Nuk është hera e parë që shefja e klubit më mban rrogën, ku është njoftuar edhe auditi i Korçës për të verifikuar, edhe pse unë nuk kam munguar asnjë ditë në stërvitje. Këto të verifikuara edhe nga drejtuesit e klubit që më kanë ndjekur në stërvitje. Në rast të kundërt do t’i drejtohem edhe organeve më të larta në Tiranë, Kontrollit të Lartë të Shtetit, të verifikojnë që gjatë këtyre pesë viteve të fundit si shpërndahen trajtimet e sportistëve dhe në veçanti dietat dhe udhëtimet e të gjithë sportistëve të atletikës, ku disponoj edhe dokumentet përkatëse”.

Largimi – “Largimi im do të jetë i menjëhershëm nëse kryebashkiaku Filo nuk merr masat e menjëhershme për të zgjidhur problemin. Ky nuk do jetë më problemi im, por do jetë problemi i korçarëve. Në rast të kundërt unë nuk do ta le në asnjë mënyrë sportin, madje do të gjej edhe zgjidhje të garoj me çdo ekip, sepse jeta ime është e lidhur me sportin. Po pres përgjigjen zyrtare edhe nga ana e klubit dhe më pas do të jap edhe unë zgjidhjen time, sepse, edhe pse jam 54 vjeç, unë do të vazhdoj akoma të kontribuoj në sportin e atletikës, madje do të kërkoj sërish të dal kampion. Ky është viti i 40-të që unë bëj sport dhe nuk do të ndalem asnjëherë”.

Evro – “I dashur Dhimitër (Beni). Gjithmonë kam pasur një dëshirë të brendshme të isha burrë më i fuqishëm se ty dhe të të jepja veç një dru. E di pse? Në mendje kam vetëm fjalët e trajnerit të madh grek, Kostas Spanudhis, që vazhdimisht thoshte: “Me një talent të madh si Dhimitri, unë kthehem nga Olimpiada e vitit 1992 në Barcelonë me Medalje Ari. Këto fjalë i thoshte trajneri i kampiones olimpike dhe kampiones së Botës, Anastasia Kelesidhu. “Herkuli” ynë Beni, një talent i jashtëzakonshëm, një njeri i shkëlqyer, por fatkeqësisht jeta nuk rrodhi ashtu si edhe e mendonim.! Gjithsesi historia nuk mund të tjetërsohet. Dhimitri është rekordmeni i pathyeshëm i Shqipërisë edhe sot e kësaj dite. Është një sportist për Librin Guinnes edhe pse sot është plot 54 vjeç. Ai vazhdon të jetë Kampion Kombëtar. Me respekt të lartë sportive, motra jote, Pavlina Evro”

Leonard Trebicka

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here