Javë e qetë për Disiplinën, paralajmërime për Luftëtarin e Vllazninë

Fundjava e shkuar prodhoi shumë pak ngjarje në kampionatet shqiptare dhe fenomeni më shqetësues ka qenë ai i mosparaqitjes së disa ekipeve te moshat.

Sot Komisioni i Disiplinës në FSHF është grumbulluar për të shqyrtuar problemet e ndryshme, duke dhënë humbjen në tavolinë për Besëlidhjen U-19, Spartakun U-17, Burrelin U-17 dhe Butrintin U-17.

Ndërkaq, në Superiore ka pasur vetëm paralajmërime për Luftëtarin e Vllazninë, pas problemeve të shkaktuara nga tifozeria në mesjavë.

VENDIMET

1.KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.

2.KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.

3.Lojtari i KF “Gramozi”, Petrika Ropi, për sjellje antisportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Xhulio Bajrami, për sjellje antisportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.KF “Elbasani” U-19, paralajmërohet se në rast përsëritje të hyrjes së personave të paautorizuar në fushën e lojës, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive, sipas nenit 13 të KDS.

6.KF “Besëlidhja” U-19, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Shkëndija B.T” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 54 të KDS.

7.KF “Spartaku“ U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 54 të KDS.

8.KF “Burreli“ U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 54 të KDS.

9.Lojtari i KF “Tomorri” U-17, Remino Nazeraj për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.KF “Butrinti“ U-17, për mosparaqitje në ndeshje me Sh.S “Pepa” U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 54 të KDS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *