Sadiku nuk e di që ka edhe shqiptarë të tjerë në kampionatin spanjoll!

Ka luajtur vetëm 210 minuta në Spanjë këtë vit dhe duket se do të harrohet shumë shpejt, edhe nëse ndokush e ka fiksuar si emër, por Armando Sadiku edhe në rrjetet sociale po dështon.

Sulmuesi i kombëtares sonë ka postuar një foto me Enis Bardhin, i cili te Levante ka bërë gjëra të mëdha këtë sezon, ndërsa në foto Sadiku shkruan: “Të vetmit shqiptarë në La Liga”.

OK, ndoshta Sadiku nuk është informuar sa duhet se nuk ka pasur kohë, por e kanë informuar tifozët që në La Liga janë edhe Adnan Januzaj e Riza Durmishi, por mbi të gjitha është edhe shoku i kombëtares shqiptare, Keidi Bare. As këtë nuk e paska në listë Sadiku!

Gjithsesi, jemi mësuar tashmë me gafat e Sadikut, sepse ende i mbajmë mend fjalët e tij pas kualifikimit në Europian: “Golat e mi janë për kryeministrin”.

Urojmë që Sadiku të kthehet sa më shpejt në fushë e të shënojë gola, që të mos ketë kohë të merret me fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online