Italia në ditën e “gjykimit”, ndryshime të mëdha për të thyer Suedinë

0

Xhanipero Ventura dhe Italia e tij kanë sot ditën e “gjykimit”: përballë Suedisë, në “San Siro”, duhet fitorja, e pastër, pa pësuar gol, ose me dy gola diferencë. E vështirë, duke parë Italinë e para pak ditëve, por jo e pamundur, duke parë që edhe Suedia nuk është “gogol” dhe ka plot mangësi.

Në krahasim me ndeshjen e vajtjes trajneri italian ndryshon lojtarë, por jo vendosjen taktike. 3-5-2 është skema e konfirmuar, por me aktorë të ndryshëm: Florenci, Zhorzhinjo e Gabiadini e nisin nga minuta e parë, ndërsa Verrati i pezulluar, De Rosi dhe Beloti do të mbeten jashtë.

Mbrojtja nuk preket, me treshen Bonuçi-Barzali-Kielini, në mesfushë Kandreva e Darmian do të luajnë nga krahët, me Parolon, Florencin dhe Zhorzhinjon në qendër.

Insinje mbetet në stol, ndërsa Imobile do të ketë në krah Gabiadinin.

Formacionet e mundshme

ITALIA (3-5-2): Buffon; Barzali, Kiellini, Bonuçi; Kandreva, Florenci, Zhorzhinjo, Parolo, Darmian; Gabiadini, Immobile. Trajner: Ventura.

SUEDIA (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelof, Grankvist, Augustinson; Klaeson, S. Larson, Johanson, Forsberg; Berg, Toivonen. Trajner: Anderson.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image