Ishte pranë Interit, Emre Mor firmos në Spanjë

Askush nuk e priste të ndodhte kështu, por ja që ndodhi. Mesfushori i Borusia Dortmundit, Emre Mor, sotka firmosur me Selta Vigon. 20-vjeçari i kombëtares turke këtë verë që po lëmë pas pati gjetur akordin financiar me Interin, por klubi italian u tërhoq në fund të marrëveshjes, ngaqë u kërkuan shumë para për komision nga agjentët e lojtarit.

Edhe Torinoja dhe Fiorentina patën shfaqur interes për talentin turk në ditët e fundit, por ai ka përfunduar në kampionatin spanjoll, aty ku shpreson të jetë në sytë e Real Madridit dhe Barcelonës. Mor është shitur për 13 mln euro dhe ka firmosur për pesë vite me skuadrën e tij të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *