Ish-i Bilia: Milan, të tregoj si mundet Lacio!

0
SHENZHEN, CHINA - JULY 22: #21 Lucas Biglia of AC Milan during the 2017 International Champions Cup football match between AC Milan and FC Bayern Muenchen on July 22, 2017 in Shenzhen, China. (Photo by Zhong Zhi/Getty Images)

Ish-kapiteni bardhekaltër mezi pritet nga të dy tifozeritë të dielën në fushë: Jam i vetëdijshëm që tifozët lacialë tani më urrejnë  

Ndër 22 lojtarët që do të zbresin në fushë ditën e diel, për ndeshjen ndërmjet Lacios dhe Milanit, Lukas Bilja do të jetë me siguri më i veçanti. Ai pritet nga ish-tifozët e Lacios që e kanë duartrokitur ish-kapitenin e tyre për katër sezone dhe me shumë mundësi nuk do t’i rezervojnë një pritje të ngrohtë, por ai pritet edhe nga tifozët e Milanit, që mezi presin ta shohin të debutojë titullar në kampionat në ndeshjen e parë delikate. “Nuk mendoj se ajo e së dielës, ndaj Lacios, do të jetë testi i parë i vërtetë, – ka thënë Bilia në konferencën për shtyp. – Në Evropë kemi luajtur me skuadra më pak të njohura dhe në kampionat me dy të forta si Krotonen dhe Kaljarin. Tani do të përballemi me ata që vitin e shkuar e përfunduan kampionatin përpara Milanit. Të dielën mund të kemi idenë se ku jemi dhe se ku duam të arrijmë”.

TITULLI – “A është Milani për titull? Është një Milan cilësor, duhet të punojmë për të vendosur pjesët në vendin e tyre. Nuk mund të flitet për titull kampion pas dy javësh, sepse në mars dhe prill do të shohim, kur të nisin ndeshjet deçizive. Juventusi është ende skuadra për t’u mundur”.

LACIO — “Jam i lumtur që do të rikthehem në Romë dhe do të takohem me ish-shokët me të cilët mbaj ende mardhënie të mira, – thotë Bilia. – Lacio e sotme është e fortë, ka fituar Superkupën me Juven. Kjo do të thotë se ka mbetur e njëjta skuadër, me të njëjtën forcë, ndoshta edhe më e fortë, sepse të mundësh Juventusin nuk është pak. Lacio është një skuadër që punon mirë në grup dhe e rregullt faktikisht. Çfarë pritjeje mund të më rezervojnë? Jo të bukur, por nuk do të më bëjë të ndryshoj mendje për Lacion. Me fanellën bardhekaltër jam stërvitur nga Pioli dhe Simone Inzagi, me ata të dy kam shprehur cilësitë e mia më të mira. Sigurisht Pioli ishte më i njohur se Simone, por edhe ai ka treguar se është trajner i madh, një person me të cilin kam pasur mardhënie të shkëlqyera.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image