Ironia e Van Dijk, reagon motra e Ronaldos: Të shtypëm në finale, e di na vjen keq

Fjalët e Virgil Van Dijk mbi mungesën e Ronaldos në ceremoninë e Topit të Artë: “A ishte Ronaldo vërtet një rival?” kanë lënë një shije të keqe në familjen e portugezit. Motra e tij, Katia, ka reaguar menjëherë për ironinë e mbrojtësit të Liverpool, ku me një postim në rjetin e saj social i ka numëruar atij gjithë arritjet e vëllait të saj.

Gjithashtu, motra e yllit portugez, nuk ka ngurruar t’i thotë Van Dijk se ky i fundit ende nuk ka arritur asgjë në karrierën e tij. Madje i ka shkuar gjërat edhe më tej duke shtuar se për t’u ulur në një tryezë me Cristiano Ronaldon duhen shumë tituj mbi shpinë.

“Dihet që Ronaldo nuk e fitoi çmimin e sotëm. Edhe pse ai ka fituar tituj të rëndësishëm kolektiv, kjo është një bisedë tjetër dhe që përpara do të shohim se ku do të vijë e vërteta për futbollin! Tani, i dashur Virgil, aty ku po shkon, Cristiano Ronaldo ka shkuar dhe ka ardhur një mijë herë. E shihni, i dashuri im Virgil, që Cristiano Ronaldo ishte një kampion i trefishtë në vendin ku ti luan prej vitesh dhe ende nuk e ke prekur trofeun e titullit kampion me dorë. Cristiano Ronaldo ishte edhe lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë në vendin ku ti luan Virgil. Meqë ra fjalë, unë isha edhe më e re se ti.

Pastaj, i dashur Virgil, Cristiano Ronaldo shkoi në vende të tjera dhe u bë lojtari më i madh në historinë e një klubi. Real Madrid, të thotë diçka ky emër Virgil? Ndoshta po, sepse ky klub, me këtë djalë që quhet  Cristiano, ju mundi edhe në finalen e Champions League. Nga këto, Ronaldo tashmë ka pesë, Virgil. Dhe ai Ronaldo së bashku me shokët e skuadrës shtypën Holandën tuaj në një finale. Ishte e vështirë Virgil? Kemi keqardhje. Dhe, i dashur Virgil, në një nga kohët më pak të suksesshme të karrierës së tij, Cristiano Ronaldo ka fituar edhe më shumë tituj se ju. E mrekullueshme, a nuk është kështu?

Tani Virgil fito tituj nga ata që vërtet mund të numërohen dhe pastaj do të flasim. Kur të kesh një pjesë të vogël të tyre, ato me të vërtetë të rëndësishme, atëherë mund të jesh në gjendje të ulesh në tryezë me Cristiano. Ose siç thonë në tokën tonë, rritu dhe shfaqu! Për mua, Cristiano është dhe do të jetë gjithmonë lojtari më i mirë në botë!”, ka shkruar motra e Cristiano Ronaldos./Sport Ekspres/