Intervistat/ Bushi “qan” mungesën e Brojës, trajneri i Anglisë: Na e bënë jetën të vështirë

Shqipëria U-21 ka humbur me rezultatin 0-3 ndaj Anglisë U-21, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Kuqezinjtë kishin momente shumë të mira deri në golin e parë të “tre luanëve” që erdhi nga Foden me goditjen e dënimit.

Trajneri i Anglisë U-21 i ka komplimentuar pas ndeshjes lojtarët e Shqipërisë për ndeshjen e zhvilluar. “Nuk ishte aspak ndeshje e lehtë. Sidomos në pjesën e parë, keni luftuar shumë në fushë. Na e kanë bërë jetën e vështirë dhe keni një ekip të mirë. E pashë shumë të organizuar kundërshtarin dhe mënyrën e vendosjes nga trajneri. Por te goli i Foden kishim shumë fat”, u shpreh Bothroi për “RTSH Sport”.

Nga ana tjetër, Alban Bushi ka treguar edhe limitet e Shqipërisë. “Këto ishin mundësitë tona, duhet ta kuptojmë. Nuk kishim se çfarë të bënim më shumë. U munduam t’i vendosnim në vështirësi dhe kishim mundësitë tona. Pastaj ndaj ekipeve si Anglia dihet që nëse i lë pak hapësirë, atëherë të ndëshkojnë. Tani duhet të kërkojmë të marrim tre pikët ndaj kundërshtarëve që janë në nivelin tonë. Sigurisht që nëse do të kishim tre lojtarët e marrë nga Shqipëria U-19 dhe veçanërisht Brojën, do të ishte shumë më ndryshe pasi është pikë kyçe për sulmin tonë”, ka thënë Bushi. /Sport Ekspres/