Impianti 50 milionë euro nis të dalë në… “dritë”

0

 

“Arena Kombëtare” ka arritur në fazën e fundit, aty ku tashmë puna intensifikohet. FSHF ka publikuar edhe detaje si ky: aktualisht në sektorë të veçantë puna ka kaluar rreth 60% të planit, kryesisht te karabinaja

Anton Cicani

Feniksi “Qemal Stafa” duket se është në hapat e fundit të tjetërsimit në “Arena Kombëtare”, një projekt që nisi dy vjet më parë dhe që tashmë ka hyrë në fazën e fundit të realizimit të mega-strukturës në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Gjatë gjithë kësaj kohe, federata shqiptare e futbollit, nëpërmjet postimesh të ndryshme me video dhe fotografi. Edhe presidenti Duka, në daljet e fundit publike, e ka thënë dhe stërthënë disa herë se ky stadium do të jetë në ndihmë jo vetëm të sportit shqiptar, si një strukturë moderne, por sepse do të mund t’i japë shanse federatës që të afrojë edhe aktivitete ndërkombëtare, si në këtë rast Superkupa e Europës, një kandidaturë që ra vetëm pak kohë më parë, por sepse projekti i Shqipërisë ishte thjesht… në letër.

Komunikata – Nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare, FSHF ka shkruar: “ARENA KOMBËTARE” është një nga veprat më madhore sportive (më e madhja në të gjithë historinë e infrastrukturës sportive të vendit) e cila po ngrihet dita-ditës me një ritëm punimesh tepër voluminoz. FSHF po ndjek vazhdimisht ecurinë dhe situatën në kantier, në të cilin aktualisht në sektorë të veçantë puna ka kaluar rreth 60% të planit, kryesisht te karabinaja. Sipas të dhënave më të fundit teknike, mësohet se punimet në të gjithë hapësirën betonarme dhe konstruksioneve metalike (karabinasë) është në këtë përqindje. Përpos punimeve aty, fazat intensive për ngritjen e impiantit të ri kalojnë edhe nëpërmjet përgatitjes së materialeve në sektorë dhe kantiere të ndryshme jashtë stadiumit. Pikërisht në këto vende po ndërtohen aktualisht edhe shkallët e tribunave, por edhe pjesa e mbulesës së plotë. Kanë përfunduar thuajse punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa inxhinierët shprehen se, vetëm pas përfundimit të instalim-montimit të mbulesës së impiantit të ri, atëherë do të nisin punimet edhe për fushën. “Arena Kombëtare” pritet të jetë një vepër e jashtëzakonshme sportive për futbollin shqiptar.

Detajet – Arena Kombëtare, që do të ketë 22 mijë vende, do të ndërtohet sipas projektit të prezantuar nga grupi italian Serenissima Costruzioni S.p.A. Tribunat e stadiumit parashikohet që të jenë të gjitha të mbuluara. Kompleksi i ri, me një sipërfaqe prej 43.000 metrash katror (nga të cilët 25.000 metra katror do të shërbejnë për stadiumin, 10.000 metra katror për zyrat dhe 8.000 metra katror për dyqane), është konceptuar si një strukturë e përbërë. Stadiumi i ri është parashikuar të përfundojë në vitin 2018.

50 milionë

euro është investimi që është bërë për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare” bashkë me kullën që do të përfshijë një mini-qendër tregtare, hotel dhe shumë ambjente të tjera. Kompania që fitoi tenderin është Alb-Star

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image