Imeri drejt largimit, Oumar Kamara objektiv i Kamzës

Skuadra nga periferia e kryeqytetit do të “peshkojë” në Lezhë, sulmuesi Imeri në fund të kontratës

0

Kamza po studion me kujdes tregun shqiptar dhe do të tentojë që të bëjë goditja pa shumë shpenzime, por cilësore. Vera është përpara dhe tekniku Pietro Vjerkovud ka kohën e mjaftueshme për të punuar me skuadrën për sezonin e ri, që është programuar të nisë në fundin e muajt gusht. Një pjesë e lojtarëve aktual me shumë gjasa do të largohen, pasi janë në fund të kontratës. Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit të ndërpresin bashkëpunimin dhe me ndonjë lojtar që nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tyre.

IMERI

Demir Imeri mund të jetë një nga lojtarët që mund të mbyllë aventurën e tij në Kamzë. Sulmuesi, i cili është aktivizuar këtë edicion në 21 takime, mund të kërkojë një aventurë të re. Mësohet se 22-vjeçari është në fund të kontratës dhe rrugët me kamzalinjtë mund të ndahen. Gjatë qëndrimit të tij në Kamzë nuk mundi që të siguronte një vend titullari, pasi nga minuta e parë Imeri ka luajtur vetëm në 9 takime. Në sezonin që sapo u mbyll sulmuesi realizoi vetëm dy gola. Kjo ishte aventura e parë e Imerit në Shqipëri, pasi në të shkuarën ishte aktivizuar vetëm në kampionatin maqedonas. Gjithsesi mbetet për t’u saktësuar e ardhmja e tij, edhe pse duket një opsion i vështirë rinovimi.

KAMARA

Drejtuesit e Kamzës po mendojnë që të bëjnë disa afrime cilësore, për të mos rrezikuar si edicionin që sapo u mbyll. Edhe pse synimi kryesor është ruajtja e grupit aktual, duhet me çdo kusht që cilësia në skuadër të rritet. Stafi teknik po studion me kujdes alternativat që po u ofrohen. Edhe pse pritet që të ketë prurje nga jashtë vendit, tregu vendas mbetet i preferuari. Në fokusin e kamzalinjve mësohet se është mesfushori i skuadrës së Besëlidhjes, Oumar Turadi Kamara. 19-vjeçari ka bërë mjaft mirë te lezhjanët në sezonin e fundit, pasi ka luajtur në 22 ndeshje dhe shënuar 7 gola. Edhe pse stafi i Kamzës e preferon shumë mesfushorin, do të jetë e vështirë për ta marrë nga Besëlidhja, që e ka nën kontratë lojtarin. Oumar Turadi Kamara prej dy sezonesh është një nga lojtarët më të spikatur në Kategorinë e Parë. Edicionin e shkuar u aktivizua në radhët e Besës, para se të zbarkonte në Lezhë. Kamza ende nuk e ka zyrtarizuar afrimin e parë, megjithatë drejtuesit i janë futur punës dhe lëvizjet e para pritet që të konkretizohen së shpejti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.