Ilir Daja dhe filozofia e tij: Skënderbeu në mbrojtje? Nuk e pranojmë unë me tifozët

Skënderbeu do të përballet ndaj Luftëtarit në javën e shtatë të Superiores. Një ndeshje ku lojtarët që drejtohen nga ana e Ilir Dajës do të kërkojnë të marrin pikët maksimale, pas asaj humbje të pësuar ndaj Vllaznisë.

Ndërkohë në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i korçarëve ka folur hapur edhe në lidhje me filozofinë e lojës, ku del në përfundimin se është më mirë të rrezikosh sesa të qendrosh më i stepur për t’u kënaqur me pak.

“Kemi bërë mirë në këto 6 javë të para dhe na ka munguar motivimi në ato ndeshje që quhen jo të forta. Shpresojmë që të kemi një ekip që të bëj ato detyra që marrin në stërvitje. Ne si filozofi të ekipit kemi: “Mbrojmë të gjithë dhe sulmojmë të gjithë”.

Do mundohemi që t’i plotësojmë boshlliqet e mungesave. Skënderbeu ka 9 pikë dhe ekipi i parë ka 11 pikë. Nuk është se kemi bërë mirë, por as keq. Në këtë situatë që jemi kemi pësuar 3 humbje me shumë gola dhe tre fitore. Më mirë të rrezikosh gjithçka për gjithçka, pasi një fitore vlen sa tre barazime. Ne drejtojmë një ekip me emër të madh dhe nuk e zbret dot Skënderbeun për të mbrojtur. Nuk e pranojnë as tifozët, por edhe unë si trajner.

Problemi është që t’i shohim gjërat me gjysmën e gotës plotë. Ky është kontigjenti dhe kemi lojtarë të rinjë që veshin një fanellë të rëndë. Ajo që më shqetëson më tepër është që duhet të jenë në nivel më të mirë ata që mbajnë barrën kryesore, lojtarët me eksperiencë”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/