“Ikardi 2.0”, argjentinasi kapet mat me të dashurën e shokut të ekipit

0

Historia njeh mjaft raste ku futbollistë të ndryshëm janë përfshirë në lidhje romantike me të dashurat ose bashkëshortet e kolegëve. Rastet më të famshme janë ato të Xhon Territ dhe Mauro Ikardit, ndërsa episodi më i fundit i kësaj natyre ka ndodhur në tokën amerikane.

Klubi i Atlanta Junajtid, që militon në “MLS”, është vënë në një situatë shumë të sikletshme, pasi ylli i ekipit Ezekuel Barko është përfshirë në një lidhje romantike me të dashurën e njërit prej shokëve të ekipit, i quajtur Brendon Vazquez.

Sipas “dirtysouthsoccer”, burime brenda klubit konfirmojnë lajmin dhe masat ndaj lojtarit priten të jenë drastike, pasi e gjithë skuadra i është vënë kundër 19-vjeçarit për gjestin e ulët.

Brandon Vazkez me të dashurën Alisa Monika

E ardhmja e Barkos me shumë mundësi do të jetë në kampionatin brazilian, ku skuadrat e Vasko De Gamës dhe Flamengos po garojnë për shërbimet e lojtarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.