Igli Tare nuk mund të mungonte, i shpall “luftë” Juventusit për Kumbullën

Lojtari më i ri dhe që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në Seria A, është Marash Kumbulla. Jo vetëm që ka marrë vendin e titullarit te Verona, por është duke luajtur edhe në nivelet më të larta. Me kundërshtarë si Juventusi dhe Milani, mbrojtësi shqiptar ka treguar se është i pakalueshëm.

Madje edhe goli i parë do të vinte ndaj Sampdorias, për t’u kthyer në mbrojtësin më të ri që arrin të shënojë në Seria A për këtë sezon. Pikërisht për këtë arsye ka ardhur edhe interesimi nga Juventusi. Por nuk vonoi shumë edhe dalja në skenë e Igli Tares, drejtorit sportiv që sipas mediave italiane që po bën gjithçka për ta marrë Kumbullën nga Verona. /Sport Ekspres/