Idrizaj në dyshim, Halilaj do sakrifikojë

0

Kamza në “hall” prej dëmtimeve të shpeshta. Mbrojtësi dhe portieri me probleme para sfidës me Laçin

Kamza u mposht në ndeshjen e fundit me Flamurtarin, por një problem që po i shoqëron ata në këtë fillimkampionati janë edhe dëmtimet, teksa gjithçka nisi me Argjend Mustafën në ndeshjen e parë me Kukësin. Mesfushori nga Vushtrria bëri një ndërhyrje në gju dhe vetëm javën e kaluar ka nisur përgatitjet me grupin dhe po përpiqet të kapë sa më shpejt ritmin e grupit. Aktualisht është i gatshëm për lojë dhe do jetë trajneri Ndreu ai që do të vendosë për aktivizimin e mesfushorit ndaj Laçit, ish-skuadrës së tij. Por nëse për Mustafën gjërat vijnë në përmirësim, ndryshe situata me Hektor Idrizajn, që në dy takime të mëparshme nuk ka luajtur për shkak dëmtimi. Ai kishte probleme edhe para ndeshjes me Flamurtarin, por ia doli të jetë gati, por në Vlorë ka pësuar një tjetër dëmtim që e kushtëzon atë. Mbetet për t’u parë nëse do të luajë të hënën, por shanset duken të pakta. Gjysma e të keqes prej faktit që do të jetë i gatshëm mbrojtësi Mërgim Neziri që do të luajë në të majtë dhe në krahun tjetër është i gatshëm Erlis Frashëri.

HALILAJ – Portieri Argent Halilaj ka një problem në menisk, një zgjatje të lehtë, por me shumë mundësi do të luajë ndaj Laçit. Portieri vlonjat është një nga pikat më të forta të skuadrës së tij, ndaj për trajnerin Ramadan Ndreu gatishmëria e tij është e rëndësishme. Portieri duket se do të sakrifikojë ndaj bardhezinjve, në një ndeshje që parashikohet mjaft e vështirë, pasi luhet në transfertë dhe ndaj një ekipi që po paraqitet mirë dhe që vjen nga një fitore 0-3 në Lushnje.

PLAKU – Aktivizimi i tij në ndeshjen me Flamurtarin ishte një lajm i mirë për Ndreun, pasi për ndeshjen e radhës me kurbinasit alternativat për sulmin janë më të mëdha, ndërkohë që edhe forma sportive dhe fizike e 32-vjeçarit po vjen në rritje dhe shanset për ta nisur titullar rriten. Gjithsesi tekniku krutan do ta shohë nga afër gjendjen e Plakut gjatë kësaj jave, ashtu si edhe të lojtarëve të tjerë, për të përcaktuar edhe formacionin titullar që do të sfidojë skuadrën e Laçit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.