Ibrahimoviç nuk ndryshon kurrë: Erdha, pashë, fitova! Tani ikni të shihni “baseball”

Ibrahimoviç është përfundimisht e shkuara e Los Angelosit. Sulmuesi suedez ende nuk e ka zgjedhur ekipin e ri dhe pritet që të kthehet në Serinë A. Madje një hipotezë e çmendur është edhe ajo e nënshkrimit për Bolonjën, për shkak të marrëdhënieve të mira me trajnerin Mihajloviç.

Ndërkohë Ibrahimoviç nuk ndryshon kurrë me sjelljen e tij. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, zgjedh ta komentoj në këtë mënyrë largimin nga Los Angelos. “Erdha, pashë, fitova. Faleminderit që më bëtë të ndihem gjallë sërish. Ju e donit Zlatanin dhe unë ua dhashë. Histori vazhdon… Tani ikni që të shihni sërish “baseball”. /Sport Ekspres/