I futur në një dhomë me gaz dhe si në luftë të vërtetë, stërvitja sfiduese ushtarake e Son shqetëson Tottenhamin

Ylli i Tottenhamit, Son Heung Min, do të kryejë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut, teksa ka përfituar nga shtyrja e sezonit të Premier League për të përfunduar këtë detyrim ndaj shtetit të tij. Vetë klubi anglez e ka konfirmuar një gjë të tillë, ndërsa duke nisur nga 20 prilli, Son do i bashkohet trupave të marinës në ishulli Jeju për një muaj. Por stërvitja ushtarak duket të jetë vërtetë sfiduese dhe Tottenhami mund të ketë nisur të shqetësohet kur ka mësuar se çfarë i duhet të kalojë sulmuesi i tyre. Pjesë e stërvitjes është edhe hyrja në një dhomë me gaz, ku lojtari 27-vjeçar do të duhet të gjuajë me armë të vërtetë dhe të reagojë njësoj sikur do të gjendej në nj betejë të vërtetë lufte.

“ Pasi të jeni në ushtri, duhet të jeni në gjendje të gjuani me pushkë, të merrni frymë në një dhomë me gaz dhe të merrni pjesë në një betejë, duke u rrokullisur dhe duke zvarritur rreth fushës. Gjatë marshimit, të rekrutuarit tanë të rregullt të Trupave të Marinës do të sillnin pajisje 40 kg, por pesha mund të jetë shumë më e lehtë për kursantët alternativë në varësi të kohës“, ka shpjeguar një zyrtar i Trupave të Marinës për “Reuters“./Sport Ekspres/