“I çmenduri” Cikalleshi, dy gola në 43 minuta!

0

Sokol Cikalleshi e ka nisur me vitin me një dygolësh në kupë ndaj Beshiktashin dhe të njëjtën gjë ka bërë sot në kampionat, ndaj Goztepes.

Në një ndeshje delikate, ndaj një rivali superior, Osmanlispori kërkonte të paktën një pikë, duke qenë në transfertë.

Vetëm një sulmues në formacion, Batdall, ai që i është bërë rrodhe Cikalleshit, sepse edhe tek Bashakshehiri luanin bashkë.

Sokoli ynë e nisi nga stoli, por u fut në minutën e 52-të, në vend të Batdallit, me vendasit që kryesonin 2-1.

Vetëm 7 minuta dhe Cikalleshi gjeti barazimin 2-2. Nuk mbaroi aty, sepse Goztepe shënoi sërish 6 minuta para fundit, por në minutën e 95-të Cikalleshi fitoi një penallti që  e transformoi në gol me qetësi.

Një pikë e artë për Osmanlisporin, dy gola të çmendur për Cikalleshin, tashmë në kuotën e 4 golave në Superligë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.