Hej Spanjë, gjejeni çfarë? Ibrahimoviç befason me lëvizjen, pritet zyrtarizimi në ekipin e ri

Zlatan Ibrahimoviç e ka mbyllur sezonin e kampionatit në Amerikë dhe pritet të rikthehet sërish në Europë. Shumë është përfolur për një kalim në Itali dhe rikthim në ekipet elitare.

Por një surprizë e madhe vjen nga sulmuesi suedez. Nëpërmjet një video të publikuar nga vetë Ibrahimoviç, paralajmërohet një transferim në “La Liga”. “Hej Spanjë! Gjejeni çfarë? Unë po kthehem”.

Duke parë natyrën e Ibrahimoviç, e vështirë duket që kjo të jetë vetëm një lojë fjalësh dhe për jehonë mediatike. Në muajin janar janë gjasa të mëdha që Ibrahimoviç të luajë me një skuadër të njohur në Spanjë. /Sport Ekspres/