Guardiola gjithnjë e më shumë anglez, blen shtëpi në Mançester

0

Pep Guardiola po dominon Anglinë me Mançester Sitin e tij, që ka fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit. Është në Angli prej verës 2016, jeton në shtëpi me qira që atëherë, por tashmë trajneri spanjoll ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm, sepse e ka blerë shtëpinë në Salford.

Nuk është shtëpi, në fakt, është një vilë gjigante, me të gjitha komoditetet e nevojshme dhe me luks, duke nisur nga pishina e brendshme. Jo rastësisht ka kushtuar 2.7 milionë sterlina, 3 milionë euro.

Sinjal që Guardiola do të qëndrojë gjatë në Angli? Kontrata e tij mbaron në verë 2019, 4 vjet në Mançester. Me shumë gjasa Mançester Siti do të mundohet ta mbajë edhe më tej, por para pak vitesh Pep deklaroi se 4 vite në një ekip janë shumë, nuk përballohet më tej. Ndoshta, por në Angli janë mësuar me emra si Aleks Ferguson e Arsen Venger, për dekada me një klub.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image