Goli, rivali dhe Tirana: sinqeriteti i Gjergji Muzakës

Gjergji Muzaka shënoi një gol të çuditshëm. Krosimi në goditjen e këndit shkoi drejt e në rrjetë, ndërkohë që mesfushori është i sinqertë kur flet pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Lojtari i korçarëve analizon takimin me Kamzën dhe pranon se u vunë në vështirësi.

“Ishim me fat, ishte meritë e erës, jo e imja. Na shërbeu për të kaluar në avantazh dhe për ta pasur më të lehtë. Golat e shpejtë na ulën ritmin, u shpërqendruan dhe pësuam dy gola. Në të dytën ndodhi e njëjta gjë, shënuam shpejt dhe ulëm ritmin si dhe kishim erën kundër, po ky nuk është justifikim, Kamza na vuri në vështirësi. Ishim me fat”.

“Pozicioni në qendër të mesfushës? Të luash në mes të ndihmon të kursesh energjitë, jo se më mungojnë mua. Kemi lojtarë të mirë dhe të rinj në krah. Kjo zhvendosje ka bërë që të përshtaten të gjitha bashkë”.

“Tirana  në Superiore? E prisja këtë pyetje. Më bëhet qejfi, jam i lumtur”, tha Muzaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *