Gjasula s’pret zyrtarizimin, zbulon skuadrën e re

0

Futbollisti shqiptar Jurgen Gjasula mbylli pak ditë më parë bashkëpunimin me Energie Kotbus. Klubi lindor mund të rinovonte në mënyrë të njëanshme kontratën e lojtarit, por drejtuesit nuk kanë preferuar të aktivizojnë këtë opsion.

Mediet gjermane zbuluan se për lojtarin ishte i interesuar klubi i Magdeburg. Megjithëse ende nuk ka një zyrtarizim nga ana e klubit ka qenë vetë mesfushori që ka zbuluar se tani është pjesë e Magdeburg me anë të një foto të postuar në rrjetin social “Instagram”.

33-vjeçari shihet teksa ka veshur uniformën e stërvitjen së Magdeburgut dhe ndodhet në ambientet e brendshme te kompleksit stërvitor. Gjasula i lindur në Tiranë, por i rritur në gjermani që në fëmijëri ka një “CV” të pasur në kampionatin gjerman. Fillimet e karrierës i nisi me Kaizerlautern në Bundesligën e parë, ndërsa më pas ka luajtur me skuadra si FSV Frankfurt, Duisburg, Ahlen, Grojter Fyrt, Viktoria Berlin dhe Energie Kotbus.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.