Gega: Ndjemë lodhjen, Hebaj dhe Çinari duhet të shtynin më shumë

0

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ka folur për fitoren e fundit me Kukësin, por edhe për pritshmëritë e tij deri më tani.

“Nuk ishte transfertë për anën psikologjike, edhe pse u organizua në bazë të Kukësit. Nuk desha të lëndoj njeri, por u luajt në 13:45 dhe nuk është orar i mirë. E dinim që do ishte e vështirë. Tre ditët që kishim kohë, një pjesë kanë shumë minuta dhe u shfaq lodhja te Telushi, Hila, apo Mala që kërkoi ndërrim. Trashi ka qenë me serume, por shpirti dhe kualiteti i tij bënë që të jepte më të mirën. U munduam ta ndajmë lojën në pjesë. E dinim që do ishim në presion, në fillim u vendosëm gabim por me kalimin e kohës e mbajtëm lart kundërshtarin. Lojtarët u bindën taktikisht dhe u kthyen pas sulmuesit e krahut. Janë të rinj, edhe pse kanë vite që luajnë. Të gjithë kanë nevojë të përmirësohen”.

“Rezultati 1-0 të mban në presion. Na ndodhi edhe me Kastriotin. Kukësi ka personalitet, është ekip i mirë. Sot nuk na funksionuan ndërrimet. Hebaj dhe Çinari duhet ta shtynin ekipin para. Mala kërkoi zëvendësim, Mensah e nxora se na duhej një mesfushor pasi ishim nën presion. Me rëndësi që fituam dhe jemi në krye të klasifikimit”.

“E dinim trysninë e Kukësit, vinin nga një humbje. Isha në dilemë për t’i mbajtur lart, por kemi qenë të lodhur. Donim t’i lexonim dhe mund të ndëshkoheshim. Unë i pyes lojtarët. Në 4 ndeshjet e fundit kemi bërë presion deri te portieri. Pritëm 15 minutat e para, dolëm me kundërsulm sipas planit. Lodhja bëri të veten. Kishim hapësirë mes sulmuesit dhe mesfushorëve të qendrës, kjo prej lodhjes”.

“Mensah donte më shumë minuta dhe është pozitive. Jam aty për gjithë ekipin, jam edhe edukator. Zgjedhjet e mia nuk janë absolute, mund edhe të gaboj. Sa kohë pjesa tjetër është e shëndetshme dhe stërviten njëlloj, meritojnë edhe atë një shans”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.