Gatuzo shpërthen: Nuk ka pushime, nuk më plas nëse ndonjë lojtar mërzitet

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka qenë i drejtpërdrejtë dhe mjaft i ashpër në konferencën e sotme për shtyp, në prag të ndeshjes në Bolonja. Humbja e fundit me Beneventon ka tërbuar trajnerin kuqezi: “Kemi prekur fundin, nuk meritonim asnjë ditë pushim pas atij turpi. Edhe unë kisha prenotuar dy ditë pushim me familjen në Majorka, por i grisa biletat, për të qëndruar në Milano e për të punuar me djemtë. Dikujt i pëlqeu, dikujt jo, por nuk më plas fare.

“Jam i tërbuar, sepse nuk është normale të lëmë gjithmonë pikë me këto ekipe. Nëse luajmë shkëlqyeshëm ndaj Napolit dhe pastaj mundemi nga e fundit në renditje, duket qartë që mentaliteti është i gabuari dhe heqja e pushimit ishte minimumi.

“Nuk jam i zhgënjyer, jam i tërbuar. Nuk fitojmë prej 40 ditësh, nuk mund të dal këtu e të buzëqesh si idiote, apo të tregoj barcoleta, sikur duhemi shumë, sikur jemi perfektë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *