Galiani: Më i madhi ka qenë Van Basten. Gatuzon e mbylla në dhomën e trofeve…

0

Prej verës 2017 është një “ish” në futboll, gjithnjë nëse nuk kthehet. Adriano Galiani e sheh Milanin e tij si tifoz, pas dekadash të tëra si numri 2 i klubit kuqezi, pas Silvio Berluskonit. Të dy së bashku ndërtuan një perandori, që në fakt këto vitet e fundit ka ardhur duke u rrënuar, derisa klubi ndryshoi pronar.

Gjithsesi, Galiani mbetet pjesë e jashtëzakonshme e Milanit të viteve ’80-2000 dhe ruan brenda vetes kujtime të pashlyeshme. Trofe, fitore dhe histori të pamundura për t’u fshirë. Në një intervistë për La 7 në Itali, Galiani kujton episode të së shkuarës dhe ndalet te ndeshja më e vuajtur e gjithë karrierës së tij: “Maj 2007, finale e Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit. Ishim duke fituar 2-0, Liverpuli shënoi një gol dhe në fund rrezikoi të na barazonte. Më kapi ankthi, mendova se do të përsëritej finalja e tmerrshme e Stambollit”.

Galiani flet edhe për Berluskonin, me të cilin askush nuk e ka të lehtë të punojë: “marrëdhënia ka qenë e vështirë, nuk mund të gënjej.

Lojtari më i mirë që ka veshur ndonjëherë fanellën e Milanit? “Është Marko van Basten”, përgjigjet Galiani, i cili zbulon në anekdotë kurioze në lidhje me trajnerin aktual të Milanit, Xhenaro Gatuzon.

“E mbylla në dhomën e trofeve të Milanin. Dëshironte të largohej pas humbjes në Stamboll ndaj Liverpulit, nuk e kalonte dot atë moment dhe dhimbja ishte e madhe, ndaj mendonte se duke u larguar do të ishte më e lehtë. Në atë periudhë edhe unë vuajta shumë dhe nuk më zinte gjumi për muaj të tërë pas Stambollit. I thashë: ‘Do ta shohësh, një ditë do të na vijë sërish rasti për hakmarrje dhe do ta fitojmë Ligën e Kampioneve, ndoshta pikërisht kundër Liverpulit’. Dy vite më vonë u ndeshëm me Liverpulin në finale dhe fituam”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.