“Gabo” Sandri dhe A.C.A.B, ligji (nuk) është i barabartë për të gjithë!

0

All cops are bastard… Një strofë kënge në vitet ‘70 u bë “zëri” i mentalitetit ultras. Një dekadë më parë, tifozi lacial mbeti i vrarë duke shkuar në transfertë për të ndjekur ekipin e zemrës. Polici që qëlloi ndaj tij, ka fituar lirinë me kusht, pas 5 vitesh burg… “Jeta e tim biri vlen vetëm 5 vjet burg, nuk mund ta fal kurrë këtë”… Rindërtimi i ngjarjes.

Speciale nga Anton Cicani

A.C.A.B. (All Cops Are Bastards), ose e thënë  në shqip “Të gjithë policët janë bastardë”… E keni hasur këtë mbishkrim kryesisht në mure, ndërtesa të vjetra apo rrugë lagjesh. Një term që unifikon tifozeritë në botë, të paktën në mentalitetin ultras, pasi pjesa tjetër e atyre që shkojnë në stadium quhen publik dhe shikues.

Kjo i diferencon nga bota ultrase, që ka rregullat e pashkruara, por që është më e rrezikuara ndaj represionit policesk dhe sidomos dhunës fizike dhe jo vetëm… Që kur futbolli ka nisur të konsiderohet një sport jo vetëm masash, por edhe biznesi nëpërmjet tv dhe medieve të ndryshme, forcat e rendit që e kontrollojnë janë shtuar në stadiume dhe jashtë tij. Madje, shpesh duke u bërë faktor negativ për të “nxitur” edhe më shumë dhunën.

Termi A.C.A.B. ne nje murale ne Itali

Termi në fjalë, A.C.A.B. lindi dhe u përdor gjerësisht në protestat e ’68 në Francë që pasuan në të gjithë Europën. U përdor në vitet ’70, në Britaninë e Madhe, edhe pse teksti i vërtetë ekzistonte që në vitet ’20, në formën “All Coppers Are Bastards”.  Pikërisht një strofë e një grupi anglez “The 4-Skins” u bë parulla e tifogrupeve në botë. Skins ishte një bandë e kompozuar nga skinheads (të tmerrshmit anglezë, ose ndryshe huliganët me kokën e rruar). Sepse,  në ato anë, koka e rruar do të thoshte të jetoje me Anarkinë dhe jo me sistemin.

T’i kundërviheje sistemit. Por, ishte futbolli dhe tifozët ai që nisi ta kthente këtë shprehi dhe mesazh në një mënyrë për të ngritur zërin. Shpesh ultrasit (që kanë një filozofi e cila nuk mund të ndiqet nga të gjithë, por që të gjithë, nëse duan, mund ta ndjekin) akuzohen se janë ata shkaktarët e trazirave në shkallët e stadiumit, ata që hedhin flakadanë në fushë, ata që shajnë e kështu me radhë.

Skinheads ne Angli, vitet ’80

Por, pyetja është e thjeshtë: a ka provuar dikush të jetojë një muaj përkrah tyre? A ka provuar dikush të konsumojë një kafe me ultrasit, apo qoftë edhe të shkojë në transfertë? Natyrisht që shumë pak kanë provuar, ose e kanë bërë, sepse aty ku nuk ka interes, por vetëm pasion, vështirë që të harxhosh kohën dhe paratë, në syrin e thuajse të gjithë konformistëve.

Gabriele Sandri (m) duke iu drejtuar stadiumit, ne nje nga ndeshjet e Lacios

Le të kthejmë akrepat e orës dhe të dalim te një ngjarje e cila konfirmoi edhe njëherë se ligji (nuk) është i barabartë me të gjithë. E diel, 11 nëntor 2007. Lacio luante në Milano ndaj Interit, teksa përgjatë autostradës që do t’i çonte nga Roma në “San Siro”, në Areco, gjatë një pushimi, pak larg tyre, një grup tifozësh lacialë dallon disa tifozë të Juventusit, që gjithashtu shkonin në transfertë. Dalin nga makina dhe nisin të përleshen me ata. Në anën tjetër të autostradës ndodhet një patrullë policie, që kishte ndaluar ashtu si edhe dy makinat përballë tyre, në një hapësirë parkimi (ose “xhep”).

Një polic del nga makina, në vendin e patrullimit dhe niset për t’iu afruar grupit në fjalë, edhe pse larg. Ai quhet Luixhi Spakarotela. Polici afrohet sa më shumë dhe aty, teksa grupi është ndarë dhe djemtë janë futur në makinë, gjuan me pistoletë të drejtim të tifozëve që po grindeshin… Plumbi godet një pjesë të telave që rrethonin zonën dhe ndryshon drejtim, duke shkuar te makina ku ndodhen pesë tifozë lacialë dhe mes tyre një DJ (Gabriele Sandri, tifoz i Lacios). Sandri merr plumbin në qafë.

Rikomopozim me kompjuter i skenes se ngjarjes, polici Spakarotela qe hap zjarre ne distance larg vendit te sherrit

Dërgohet në spital por për është tepër vonë… Tifozi lacial humbet jetën në lule të rinisë, teksa Spakarotela, pas procesit, akuzohet për vrasje me paramendim dhe dënohet me 9 vite e 8 muaj burg. Por, pas 5 vjetësh, do të dalë në liri me kusht. “Jeta e tim biri vlen vetëm 5 vjet burg…”, do të kujtojë sot i ati i “Gabos”, siç e thërrisnin.

Sot, rreth 500 ultras të mbledhur nga e gjithë Italia dhe nga çdo skuadër, kujtojnë Sandrin dhe atë vrasje me paramendim. Sepse, ligji (nuk) është i barabartë për të gjithë…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image