Franca e ka marrë seriozisht, gjelat stërviten në kushte ekstreme për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë luan ndeshjen e fundit në kualifikueset e “Euro 2020”, ndaj kampionëve të Europës. Barazimi me Andorrën ka qenë zhgënjyes për kuqezinjtë ndonëse fitorja nuk do të shërbente më shumë se një moral më i lartë në ekip. Ndërkohë grupi i thirrur nga Reja po mbyll edhe përgatitjet e fundit për përballjen e shumë pritur me Francën për t’i dhënë fund një aventurë të shkurtër, në ëndrrën europiane.

Nga ana tjetër, gjelat duket se e kanë marrë seriozisht ndeshjen me Shqipërisë duke mos nënvlersuar atë që është faktori më i rendësishëm për fitoren, stërvitjen. Një pjesë e lojtarëve që nuk u aktivizuan ndaj Moldavisë, janë stërvitur në kushte ekstreme të motit duke sfiduar edhe rreshjet e borës në Francë. Moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulta nuk ka mbyllur në shtëpi lojtarët e Deschamp, të cilët janë stërviur gjatë ditës së premte për transfertën ndaj Shqipërisë.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat franceze, kombëtarja e gjelave do të udhëtojë mëngjesin e së shtunës për në Tiranë teksa stërvitja e fundit do të zhvillohet në orën 18:00 në impiantin e “Arena Air Albania”. Natyra e francezëve duket se nuk lejon nënvlerësimet duke menduar seriozisht edhe për ndeshjen e fundit, ndonëse kampionët e Europës janë tashmë të kualifikuar për Europianin 2020./Sport Ekspres/